Kosovë, mbi 21 mijë vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vetëm dje ka akredituar më shumë se 1 500 vëzhgues të tjerë, dhe ka paralajmëruar akreditimin e grupit të fundit të vëzhguesve në ditët e para të javës së ardhshme.
"Numri i vëzhguesve nuk është i vogël dhe ai do të rritet në ditët në vijim, transparenca do të jetë e siguruar", ka deklaruar kryetarja e KQZ-së, e cituar nga shtypi i sotëm i Prishtinës.
Zgjedhjet lokale mbahen edhe në tri komuna të reja, në të cilat pakica serbe do të përbëjë shumicën e popullsisë , Graçanicë, Ranillug dhe Kllokot, të krijuara në kuadër të procesit të decentralizimit në bazë të Paketës Ahtisaari.
Media serbe ka publikuar shifrat për komunën Kllokot, ku nga 2760 zgjedhës 2 000 janë serbë dhe 760 shqiptarë.
Sipas vlerësimit të Institutit të Statistikave, përbërja etnike e popullsisë së Kosovës është 92 për qind shqiptarë, 5.3 për qind serbë dhe 2.7 për qind grupe të tjera etnike.
Këto shifra janë të përafërta, pasi në Kosovë nuk është kryer një regjistrim i plotë i popullsisë që prej vitit 1981. Në vitin 1991 është kryer një regjistrim, por pa përfshirjen e shqiptarëve.