E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahtisari: Nuk ka BE pa njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ahtisari ka qortuar Spanjën dhe Greqinë që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se Kosova është rast unik.

“Millosheviçi në vitet ‘90 kishte dëbuar nga puna shqiptarët, kishte dërguar kundër tyre ushtrinë, që kishte nxitur reagimin ushtarak të tyre dhe intervenimin ndërkombëtar. Edhe serbët duhet ta kuptojnë këtë fakt të pa kontestueshëm, sepse jemi në shekullin 21-të dhe nëse ndonjë qeveri vepron si ajo e Millosheviçit, humb të drejtën për të qeverisur”, deklaroi Ahtisari.

Ai ka thënë gjithashtu se Kosova ka përparuar, ka hyrë në institucionet ekonomike ndërkombëtare dhe mund të bëhet furnizues i rajonit me energji, ndonëse do të duhen vite për të parë frytet e investimeve atje. /rtk/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›