E Diel, 1 Nëntor 2026

Mass: Kurrë nuk i kemi kërkuar Serbisë të njohë Kosovën

“Serbia ka vetëm një detyrim, të cilin preferoj ta quaj sfidë për të, dhe ajo është kompletimi i të gjitha kushteve që parashihen për t’u bashkuar me shtetet e tjera të BE-së. Këto janë kritere të Kopenhagës, të cilat do të duhet t’i plotësojë çdo shtet, kandidat për BE. Unë nuk e shoh Kosovën dhe Holandën si pengesë të Serbisë në këtë rrugë”, ka deklaruar Maas për të përditshmen ‘Politika’.

Ai ka shtuar se kërkesa e Holandës për bashkëpunim të plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës konsiston edhe me qëndrimin e vetë Serbisë, për arrestimin e personave të akuzuar për krime lufte.

“Për sa i përket Kosovës, ne kurrë nuk i kemi kërkuar Serbisë që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur”, ka deklaruar ai. /ktv/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›