E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Jo kategorizimit të kandidatëve për president

Gazeta Shqip

Paralajmërimi

Kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano, u ka kërkuar kreut të PS-së, Edi Rama dhe Kryeministrit Sali Berisha që të ndalin kategorizimin e kandidaturave për kryetar të shtetit, por të zgjidhnin një figurë publike të pashkëputur nga politika. Në një deklaratë të shpërndarë nga e ashtuquajtura lëvizja Nano theksohet që Fatos Nano inkurajon kryetarët e partive politike, të përfaqësuara në Kuvend, që të dalin nga ngërçi dinjitet rrënues dhe mundësizhbërës i kategorizimit të kandidaturave në politike, jopolitike, shoqëri civile etj., dhe të përqendrohen me përkushtim dhe mirëkuptim që të kërkojnë kandidatët më të mirë për të zgjedhur presidentin më të mirë. Proceset e deformuara japin fryte të këqija. Kategorizimi i kandidaturave dhe hulumtimi nëpër secilën kategori nga kryetarët, duke përjashtuar arbitrarisht kategori të caktuara, apo emra të ndryshëm, është vetëm shprehi e paaftësisë dhe mendësisë së gabuar të kësaj klase politike që po rrezikon ta shndërrojë çdo ditë e më tepër Shqipërinë në një vend kryetarokratik. Nëse Fatos Nano do të jetë presidenti i ri, ai do të garantojë të organizojnë në vitin 2013 zgjedhjet e para të lira, të ndershme e të pakontestuara sipas vullnetit, kulturës dhe standardeve më të mira europiane. Presidenti i ardhshëm e ka për detyrë kushtetuese që të jetë negociator, paqebërës, institucional, sipërmarrës politik, unifikues, zgjidhës konfliktesh si edhe garant i një zgjedhjeje të drejtë dhe me maturi demokratike në respekt të instrumenteve demokratike brenda vendit dhe kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë euroatlantikë, për kryetarin e SHISH, Prokurorin e Përgjithshëm dhe përfaqësuesit e Gjyqësorit.

Nano: Jo kategorizimit të kandidatëve për president burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›