Regjistrim online për pasuritë e paluajtshme

Këshilli i Ministrave
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme, vendimin Për procedurën e lëshimit të dokumenteve nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ky vendim miratohet në kuadër të dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë në tërësi, pjesë e të cilit është edhe dixhitalizimi i sistemit të veprimtarisë noteriale dhe në mënyrë të veçantë krijimi i sistemit të aplikimit on-line për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të tjetërsuara.
Vendimi ka si qëllim përmirësimin e respektimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të shpejta. Realizimi i verifikimit on-line të pasurive të paluajtshme shkurton zhvillimin e një transaksioni me dy faza për qytetarin: 1 ditë për të shkuar tek noteri për lidhjen e kontratës dhe 1 ditë për ta tërhequr kontratën, se bashku me vërtetimin e pronësisë. /F.S/