E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove me 7 nentor zgjedhjet ne LDK

Te pakten 355 delegate te kuvendit zgjedhor te LDK-se do te vendosin kush do ti prije kesaj partie ne te ardhmen. Kryesia e LDK-se vendosi mbajtjen e Kuvendit zgjedhor te dielen me 7 nentor.

Kater dite nga mbajtja e ketij Kuvendi akoma nuk dihen kandidatet per kryetar te LDK-se. Vete kryetari i saj Fatmir Sejdiu tha se eshte ne duar te delegateve te kuvendit zgjedhor te vendosin se ke do ta kandidojne dhe kujt do tia japin besimin per ta drejtuar partine. Ai nuk sqaroi nese do te jete njeri prej kandidateve per ta drejtuar LDK-ne.

Qe do te thote se e djela do te jete e rendesishme per LDK-ne per te ardhmen e saj. Ajo do te jete dita e perzgjedhjes se kryetarit do te zgjidhet me i miri mes me te mireve ka deklaruar Sejdiu.

Top Channel ka mesuar nga burime brenda LDK-se se me apo pa marreveshje me zotin Sejdiu kryetari i komunes se Prishtines Isa Mustafa do te jete njeri nga kandidatet.

Kjo per shkak se sic tha nje zyrtar i LDK-se zoti Mustafa do te kandidohet nga vete delegatet e kuvendit. Edhe per kete ceshtje kryetari aktual Fatmir Sejdiu tha se mbetet te shihet te dielen kur do te mbahet kuvendi.

Une cmoj larte edhe zotin Mustafa dhe cdo anetar tjeter te strukturave te LDK-se qe ka dhene kontributin e tij. Por do jete ceshtje e nje verdikti ne rruge normale qe do te jete kuvendi eshte shprehur Sejdiu.

Duke komentuar rrezimin e qeverise dhe shperberjen e Kuvendit kreu i LDK-se tha se ne vend qe te mbetej shteti pa institucione rruge me e mire do te kishte qene krijimi i qeverise teknike ose emerimi i ministrave te rinj ne ministrite nga te cilat u largua LDK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›