Kosove vetem 10 dite fushate elektorale

KQZ deri me tani ka emeruar komisionet komunale zgjedhore ne 37 komuna si dhe ka hartuar planin operacional dhe ate te sigurise ka deklaruar Valdete Daka kryetare e KQZ-se.
Sipas planit te prezantuar nga Daka me 1 dhjetor fillon fushata elektorale e cila do te zgjase vetem dhjete dite.
Afati i certifikimit te partive politike dhe kandidateve te tyre eshte parapare nga data 3 deri me 11 te ketij muaji.
Nderkohe afati i formimit te koalicioneve te subjekteve politike eshte percaktuar nga data 3 deri me date 9 nentor.
Shorti per renditjen e subjekteve politike ne fletevotime do te hidhet me daten 20. Certifikimi i listes se votuesve do te behet me 28 nentor me 10 dhjetor parashikohet te perfundoje edhe votimi jashte Kosoves.
Nderkohe me date 26 janar do te behet certifikimi i rezultateve te zgjedhjeve te jashtezakonshme per Kuvendin e Kosoves.