Kosovë, media: Një tjetër aktakuzë kundër Limajt
PRISHTINE- Prokuroria Speciale e Kosovës pritet që brenda pak javësh të ngrejë një aktakuzë të dytë kundër deputetit Fatmir Limaj. Burime nga kjo prokurori kanë thënë se cikli i hetimeve tashmë është në përfundim dhe se janë siguruar prova për ngritjen e aktakuzës që kanë të bëjnë me punën e tij si ministër në Qeverinë e Kosovës për tre vjet rresht.
“Kemi siguruar prova të mjaftueshme për aktakuzën”, ka thënë një burim për gazeten kosovare “Koha Ditore”. Aktualisht Fatmi Limaj është nën gjykim nën akuzën për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë në vitin 1999 në dy të të ashtuquajtura burgje të UÇK-së. Në Hagë Limaj ishte gjykuar dhe shpallur i pafajshëm për krime në Llapushnik, ndërsa për rastin e Kleçkës ai po gjykohet në Kosovë.
(s.g/BalkanWeb)