Kosove, mediat: PDKkoalicion me një partitë vogël dhe pakicat
PRISHTINE- Kosova mund të hyjë në krizë qeveritare menjëherë pas zgjedhjeve nëse partitë politike e mendojnë me të vërtetë atë që e thonë publikisht, shkruan sot gazeta Kosovare “Zëri”. Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk duan të qeverisin me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit beson të gjejë një parti të vogël dhe pakicat për të formuar qeverinë, shkruan kjo gazetë. Përderisa, PDK-ja e cila shpalli edhe kremtoi vetë fitoren, mendon se ofertat do të vijnë nga të gjitha subjektet politike, partitë që e pasojnë atë për nga rezultati i zgjedhjeve shprehen të rezervuara të bëjnë koalicion pikërisht me PDK-në. Deri më tani, vetëm AKR-ja e Behgjet Pacollit nuk ka vija të kuqe për një subjekt politik, përfshi edhe PDK-në. Kurse, si pjesë e koalicionit të ardhshëm mund të shihen edhe pakicat. Ndërkaq, LDK, AAK dhe Vetëvendosje deri më tani, PDK-në e kanë vijën e kuqe të cilën nuk duan ta kalojnë.
(s.g/telegrafi/balkanWeb)
(s.g/telegrafi/balkanWeb)