E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron Thacinpër zgjedhjet ejashtëzakonshme

PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij shqiptar, Sali Berisha, për zhvillimin paqësor dhe demokratik të zgjedhjeve nacionale në Republikën e Kosovës dhe fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. 

Në një bisedë telefonike, Berisha e uroi kreun e PDK-së për fitoren e merituar në zgjedhjet e 12 dhjetorit- thuhet në një njoftim. 

Sipas këtij njoftimi, kryeministri Berisha e përgëzoi Thaçin edhe për të gjithë kontributin e tij, për zgjidhjen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit të të gjithë problematikës së krijuar dy muajt e fundit në Kosovë. 

Kryeministri Berisha u shpreh se në të gjitha këto zhvillime fitoi Kosova dhe demokracia e saj.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›