Kurti: Zgjedhjet nëKosovë të parregulltaKQZ e njëanëshme
PRISHTINË- Kreu i Vetvendosje, Albin Kurti gjatë një konference për shtyp deklaroi sot se zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit nuk ishin të rregullta, ndërsa theksoi se rezultatet e KQZ-së janë të papranueshme. Sipas rezultateve paraprake Vetvendosje renditet e treat, pas PDK e LDK.
“Zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit nuk ishin aspak demokratike dhe të ndershme. Gjithandej nëpër Kosovë ka pasur shkelje dhe parregullsi. Rezultatet e KQZ-së janë të papranueshme sepse i gjithë deformimi i vullnetit të votuesve është i inkorporuar në to. KQZ-ja nuk u tregua as e paanshme dhe as e pavarur. Gjatë tërë kohës ajo ishte e ndrojtur, joprofesionale dhe e ndikueshme”,- u shpreh Kurti
Sipas Kurtit ka pasur dy lloj shkeljesh kryesore e masive në këto zgjedhje, që ishin “votimi i shumëfishtë i militantëve pasi që u siguruan që s’do të punojnë llambat verifikuese, dhe mbushja e kutive me vota të parapërgatitura pasi që diku i kërcënuan komisionerët, diku tjetër i rrahën e i dëbuan komisionerët nga vendvotimet e pati madje edhe vrasje në tentativë siç ishte rasti në Malishevë”, theksoi ai.
(m.a/BalkanWeb)