Qeveria e Kosovëshedh poshtë akuzat:Duan të njollosin UCK
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ku kryeministri Thaci dhe liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për lidhje me drogën dhe trafikun e organeve.
“Sot, në të përditshmen “ The Guardian “ u publikua një artikull i cili thirret në një raport të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty, i cili është në vazhdën e raporteve të cilat janë publikuar në 12 vitet e fundit dhe që kanë pasur për qëllim njollosjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të udhëheqësve të saj“, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.
Në deklaratë thuhet se “pretendimet e botuara në “The Guardian“ janë hetuar disa herë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të konstruktuara me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“.
“Është e qartë se dikush dëshiron të pengoj kryeministrin Hashim Thaçi pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat qytetarët e Kosovës, në mënyrë të qartë dhe masive i dhanë besimin për të vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonë“, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës thekson se do të ndërmerren të gjitha hapat dhe veprimet e nevojshme për të kundërshtuar raportin, duke përfshirë edhe rrugët ligjore dhe politike ndërsa i bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të kundërshtojnë këtë raport.
(e.n/BalkanWeb)