Kosovë, miratohet pr/ligji për ish-luftëtarët e UçK-së
“Kosova është krenare që kishte djem dhe vasha që bënë luftën për çlirimin e Kosovës, dhe nuk duhet të harrojmë se në Kosovë çdo qytetar ishte luftëtar i lirisë dhe çdo qytetar ka kontribuar për lirinë e Kosovës. Përpjekjet tona për liri kanë qenë të gjata dhe të gjithë ata që u angazhuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës, sot po marrin përkujdesin ligjor dhe institucional’, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Projektligji rregullon statusin e dëshmorit, invalidit të luftës së UçK-së, veteranit dhe viktimës civile të luftës, si dhe siguron realizimin e beneficioneve të ndryshme materiale për ata që sakrifikuan dhe kontribuuan në luftën e UçK-së.
Me këtë projektligj, statusi Dëshmor i Kombit iu njihet edhe atyre veprimtarëve që kanë kontribuar për çështjen kombëtare, individualisht ose të organizuar në grup, dhe që janë vrarë nga armiku, nga data 9 maj 1945 deri më 30 dhjetor 1991.
Projektligji njeh statusin e Komandantit Legjendar për Adem Jasharin, ndërsa familjes së tij në Prekaz të Skenderajt, i siguron të drejta dhe benificione të përcaktuara nga ky ligj dhe me akte tjera që do t’i nxjerr Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar Urdhëresën Administrative për përjashtimin e vajit për ngrohje (mazutit) nga tatimi i akcizës. Qëllimi i kësaj urdhërese është ngritja e zhvillimit ekonomik dhe të stimulimi i eksportit dhe të prodhimtarisë vendore dhe eliminimin e barrierave administrative që kanë ekzistuar në të kaluarën për importin e mazutit.
Në mbledhjen e sotme, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula Shiroka, ka prezantuar një informatë për procesin e implementimit të projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit. Ministrja ka njohur kabinetin edhe me kontaktet me autoritetet shtetërore të Shqipërisë për të hartuar modalitetet e bashkëpunimit në implementimin e këtij projekti.