E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistani po shqyrton njohjen e Kosovës

Lajmin e bën të ditur drejtori për Evropë në ministrinë e jashtme të Pakistanit, Israr Hussain.

“Jemi duke e finalizuar qëndrimin tonë, sepse ende nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Ne nuk do ta analizojmë mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por në bazë të këtij mendimi po e formulojmë qëndrimin tonë shtetëror lidhur me këtë çështje”, deklaroi ai për mediat kosovare.

Hussain ka shtuar se qëndrimi i Pakistanit do të bëhet i ditur shumë shpejt, por ai nuk pranon ta bëjë të ditur nëse shteti i tij do marrë vendim për njohjen e realitetit të ri të krijuar në Ballkan.“Këtë nuk mund t’ua them, nuk mund t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse e kam të pamundur. Por përgjigjen do e mësoni shpejt, ndoshta javën e ardhshme”, tha Hussain.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›