E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 14 shtator vendoset për rezolutën serbe ndaj Kosovës

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, të cilat citojnë zëdhënësin e presidentit të Asamblesë, Jean Victor Nkolo, i cili ka deklaruar se nëse do të ketë dy projektrezoluta për të njëjtën çështje, miratimi i të parës do të thotë refuzim i të dytës, por gjithçka varet nga parashtruesi.

Sipas tij, në votim respektohet koha e paraqitjes së propozim rezolutës, ajo që ka mbërri e para del e para në votim.

“Në atë rast në rend të ditës vihet versioni i reviduar i tekstit. Nëse parashtruesit nuk pajtohen me amendamentet e propozuara, edhe për ato mund të votohet para se të bëhet votomi për tekstin e projektit fillestar origjinal”, i ka thënë Nkolo për gazetën “Politika” të Beogradit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›