AKR: MPJ ka mungesë të strategjisë lobuese
Sipas kësaj partie, për me tepër diplomacia kosovare po shfaqë mungesë të një strategjie të qartë veprimi dhe deficit të madh në aktivitetet e saj lobuese.
Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Politikë të Jashtme të AKR-së tha se kanë tërhequr në vazhdimësi vërejtjen për mungesën e strategjisë së MPJ-së pas dhënies së mendimit të GJND-së.
“Për më tepër MPJ ka mashtruar opinionin se e ka këtë strategji dhe për më keq vazhdimisht ka manifestuar një jotransparencë në punën e saj, përderisa diplomacia serbe i ka bërë të njohura synimet e saj dhe ka vepruar në realizimin e tyre”, theksoi ai.
“AKR dhe lideri i saj Behgjet Pacolli, i cili ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejt dhe kontekstuale për arritjen e së paku 16 njohjeve për Kosovën, Maldivet, Komoret, Malta, Portugalia, Jordania... e deri tek Swazilandi dhe Vanuatua, ka pritur që të jetë i ftuar ndër të parët nga presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm dhe nga ata të merr një detyrë shtetërore për të lobuar për njohje. Kjo për fat të keq nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh. Zoti Pacolli, si edhe më parë mbetët i përkushtuar që ta ndihmojë procesin e njohjeve dhe ne presim rezultate të reja”, theksoi Gashi.
AKR u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që t’u mundësojnë të gjitha personaliteteve që demonstrojnë se kanë mundësi për të lobuar, të jenë aktiv në mjediset e OKB-së gjatë zhvillimit të sesionit të 65 të OKB-së. /telegrafi/