E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu Kunderbisedimeve per veriune Kosoves

PRISHTINE- Ish-presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka hedhur poshte mundesine qe per veriun e Mitrovices te diskutohet ne bisedimet e pritshme ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Integrimi i qytetit te ndare te Mitrovices sipas tij duhet te mbeshtetet ne planin e Ahtisarit i cili sugjeron krijimin e nje komune te re ne veri qe do te udhehiqet nga serbet por qe do te ishte nen juridiksionin e Prishtines.

Sejdiu gjate nje vizite ne Mitrovice ne cilesine e kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves tha se institucionet e vendit nuk kane nje plan alternativ per Mitrovicen pervec atij te ish-ndermjetesit te OKB-se per statusin Marti Ahtisari. Sejdiu i cili pak dite me pare dha doreheqje nga posti i Presidentit te Kosoves perseriti qendrimin e tij se me Serbine nuk mund te bisedohet per ceshtje qe prekin sovranitetin e shtetit sic eshte veriu.

E kam thene edhe kur kam qene president se Kosova eshte e gatshme te bisedoje me Republiken e Serbise ne te gjitha temat qe jane ne interes te qytetareve por gjithmone duke pasur parasysh raportin e bisedave mes dy shteteve sovrane.

Nuk do te bisedohet asnjehere per ceshtjen e statusit per ceshtje qe kane te bejne me integritetin e vendit ri-rregullimin e brendshem te vendit sikur qe ka insistime por tema qe jane te larmishme. Per shembull pse te mos bisedohet per lirine e levizjes per bashkepunimet ekonomike per parandalimin e krimit te organizuar apo per probleme rajonale u shpreh Sejdiu.

Dialogu mes Prishtines dhe Beogradit eshte percaktuar me rezoluten e Serbise dhe BE-se te miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se para nje muaji. Bisedimet ishte menduar te fillonin sa me pare me ndihmen e Bashkimit Evropian qe do te luante rol lehtesues por ato ka gjasa qe te shtyhen per disa muaj pasi Kosova po pergatitet per te mbajtur zgjedhje te parakohshme pas doreheqjes se presidentit te Republikes.
m.a/tg/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›