E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, ndërron jetë polici i plagosur

Pjesëtari i njësisë speciale të policisë ROSU, Enver Zymberi, i cili u plagos dje nga serbët në veri të Kosovës, ka gjetur vdekjen orët e para të mëngjesit. Nga të shtënat e serbëve, ai u plagos në kokë. Kolegët me shpejtësi e dërguan në QKUK, por ai nuk i përballoi plagës nga predha në kokë.
Konfirmimin për vdekjen e policit e ka dhënë policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së, në një konferencë të jashtëzakonshme.
“Me keqardhje ju njoftoj se kolegu ynë Enverv Zymberi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, gjenerata e 10-të, pas plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›