Itali, arrestohen 3 shqiptarë për vjedhje

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi javët e fundit ata ishin bërë makth i vërtetë për banorët e zonës së Milanos. Tre shqiptarët, përkatësisht 24, 21 dhe 22 vjeç banorë të Bergamos akuzohen për vjedhje me dhunë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata organizonin vjedhjen e personave në rrugë, kryesisht të femrave dhe të moshuarve. Sipas policisë, 3 shqiptarët mund të jenë përgjegjësit e të paktën 20 vjedhjeve.