E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka akuza opozitës

Tiranë -Seanca parlamentare e ditës së sotme është zhvilluar pa praninë e opozitës, të cilët kanë paralajmëruar bojkot, gjer sa në Kuvend të vijë për miratim Kodi i ri Zgjedhor, i ndryshuar në një pikë të vetme, pas kthimit nga Presidenti i Republikës. Fjalën në Kuvend e kanë mbajtur vetëm deputetë të mazhorancës. Njëri prej tyre, demokrati Edi Paloka, duke folur rreth miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve, ka akuzuar opozitën si mbështetëse të kriminelëve të diktaturës.

“I ndjek me neveri përpjekjet e atyre që janë përfaqësues të popullit për çështjen e dosjeve. Ata po u dëshmojnë të gjithë shqiptarëve që u dhunuan nga diktatura dhe jo vetëm, se janë mbështetës të kriminelëve të diktaturës. Ata po përpiqen me debate dhe diskutime që janë bërë për këtë projektligj për t’iu paraqitur ndërkombëtarëve si mbështetës të perskutorëve pasi kështu shpresojnë të vijnë para zgjedhësve të tyre. Po e vërtetojnë se janë pinjollë kriminelësh”-tha ndër të tjerash Paloka.

Ligji “Për pastërtinë e figurës së zyrtarit”, është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e së hënës me 74 vota. Miratimi i këtij ligji është kundërshtuar ashpër nga opozita por edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›