Sekuestrohen lende narkotike ne kufirin shqiptaro-grek

Policite shqiptare dhe greke i jane rikthyer operacioneve te kontrollit kunder transportimit te bimes narkotike te hashashit. Policia e Gjirokastres bllokoi ne Piken Kufitare te Kakavijes rreth 15 kilograme hashash ne nje autoveture qe udhetonte drejt Greqise.
Lenda narkotike u gjet e fshehur ne kater gomat e automjetit nderkohe qe nje shtetas shqiptar qe udhetonte drejt Greqise u arrestua. Policia tha se kishte kohe qe nuk kishte evidentuar raste te tilla te transportimit te lendeve narkotike te fshehur ne menyre te sofistikuar.
Pak dite me pare policia shqiptare po ne kete pike kufitare kishte bllokuar disa kilograme hashash te fshehur ne bagazhet e nje autobusi te udhetareve i cili udhetonte drejt Athines. Policia arrestoi personin qe po transportonte lenden narkotike pas hetimeve te menjehrshme.
Mbi baze te nje praktike me shoqerite e linjave nderkombetare te autobuseve policia shqiptare i ka te gjitha bagazhet e udhetareve te evidentuara ne kufi dhe e ka me te lehte zbulimin e autoreve ne rastet e implikimeve te tyre ne forma te krimit.
Nderkaq Policia e Janines njoftoi mbreme se bllokoi mbi 100 kilograme hashash ne nje autoveture ne afersi te Janines. Policia greke tha se dyshohet se lenda narkotike ishte futur nga kufiri tokesor shqiptar dhe me pas ishte ngarkuar ne automjetin me targa greke.
Te dy policite po hetojne rrjetin e mundshem te trafikimit te lendeve narkotike nga Shqiperia drejt Greqise. Sipas policise origjina e sasise me te madhe te lendes narkotike qe transportohet drejt Greqise eshte fshati Lazarat i Gjirokastres. Ky fshat eshte i njohur dy tre vitet e fundit per kultivimin e hashashit.
Pothuajse te gjitha operacionet policore ne zonat ne Jug te Shqiperisete kryera gjate vitit te shkuar dhe fillimin e ketij viti kane provuar se lenda narkotike ka dale nga ky fshat per tu transportuar drejt kufirit grek. Rruga me e perhapur e trafikut eshte ajo nga brezi i kufirit tokesor te Shqiperise me Greqine pasi hapesira detare kryesisht me ishullin grek te Korfuzit monitorohet fort nga roja bregdetare e te dy vendeve.