Tirane bashkia Te respektohet skema e re e qarkullimit

Pas devijimit për të disatën herë të qarkullimit të makinave në sheshin “Skëndërbej” si pasojë e punimeve nëntokësore në këtë zonë të kryeqytetit, bashkia i bën apel qytetarëve të zbatojnë itinerarin e ri të lëvizjes dhe sinjalistikën e vendosur.
”Bashkia e Tiranës ka filluar skemën e re të qarkullimit e cila do të shoqërojë qytetarët në këtë fazë përpmbyllëse të punimeve të infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Skënderbej”, përfitoj nga rasti t’u ribëj apel qytetarëve, njëkohësisht duke kërkuar edhe mirëkuptimin e tyre që të orientohen me drejtimet e reja të lëvizjes dhe me sinjalizimin rrugor të vendosur nga ana e bashkisë së Tiranës” tha Enton Punavia, drejtor i shërbimit të rrugëve në bashki.
Një javë më parë, bashkia filloi zbatimin e fazës finale të punimeve nëntokësore në sheshin "Skënderbej". Për këtë arsye i gjithë fluksi i trafikut që vjen nga krahu jugor i bulevardit është devijuar në rrugën Abdi Toptani dhe rrugën e Dibrës. Pas përfundimit të fazës nën tokësore, të fillojë zbatimi i projektit për pjesën mbi tokë, si ndërtimi i godinave dhe krijimi ambienteve të tjera për qytetarët e Tiranës.