E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsulli grek thirrje antishqiptare. Kamarinos Ne Korce minoriteti grek

 Një skandal i vërtetë mund të konsiderohen deklaratat e konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu Kamarinos, i cili u ka bërë thirrje helene korçarëve qe të mos kenë frikë të thonë se janë greke. Deklarata e diplomatit grek është bërë gjatë ceremonisë me rastin e 20-vjetorit të OMONIA-s në qytetin juglindor.
“Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllenjtë janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke” tha Kamarinos.

Ikonomu theksoi se ekzistojnë të drejta të minoriteteve, por që sipas tij, këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë të cilat përfaqësojnë emrin Vorioepir. 

“Ky është Vorioepiri. Në Vorioepir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajo, shpresë dhe betejë” tha Kamarinos.Qëndrimin e tij në mbështetje të politikës së vjetër të Vorio-Epirit, i kanë mbështetur edhe dy përfaqësues të parlamentit grek, pjesëmarrës në këtë festë. Vangjel Dule i pyetur rreth kësaj deklarate të konsullit grek në festën e OMONIA-s në Korçë, u shpreh se jep shpjegime për punët e qëndrimet e Partisë që drejton dhe jo për deklaratat e diplomatëve grekë. 

Në këta 20 vjet, skandalet në krye të OMONIA-s në Korçë kanë ndjekur njëri-tjetrin. Megjithëse gjatë ceremonisë ishin ftuar edhe themeluesit e kësaj shoqate të minoritetit grek, gjysma e pjesëmarrësve në festë u larguan. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›