E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, nga sot hiqet taksa e çimentos

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë kanë njoftuar se që prej ditës së sotme ka filluar të zbatohet vendimi për heqjen e taksave prej 35 për qind ndaj importit të çimentos. Sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë vendimi ka filluar të zbatohet dhe për këtë i kanë njoftuar edhe doganat dhe institucionet tjera. Zëdhënsja e kësaj ministrie tha se vendimi është marrë në bazë të analizave të bëra nga departamenti i tregtisë, rreth gjendjes së krijuar pas vendimit për masa të përkohshme mbrojtëse.
 

"Ministria e Tregtisë me 25 korrik ka marrë vendim për përfundimin e masave të përkohshme mbrojtëse të marrë me 11 qershor 2012. Me anë të këtij vendimi largohet taksa prej 35 për qind e vendosur në import të çimentos dhe për këtë vendim janë njoftuar ministria e financave, Doganat e Kosovës", deklaroi Arta Istrefi.
 

Vendim i ministres kosovare Mimoza Kusari Lila për heqjen e taksës prej 35 për qind ndaj importit të çimentos u bë i ditur gjatë vizitës së ministrit të jashtëm Edmond Panariti në Kosovë. Ndërkohë vetë ministria e ka mbrojtur me synim për mbrojtjen e prodhimit vendor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›