E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi, gjenden 400 granata të Luftës së Dytë Botërore

Policia malazeze njoftoi se ka gjetur qindra granata dore të Luftës së Dytë Botërore në një lumë në afërsi të kryeqytetit malazes. Shefi i policisë, Danillo Mijajlloviç, tha se qytetarët kanë parë një granatë në lumin Zeta, në veriperëndim të Podgoricës një ditë më parë.

Ai bëri të ditur se gjatë një kërkimi dy-orësh të policisë janë gjetur më shumë se 400 granata të madhësive të ndryshme, pjesa më e madhe prej të cilave ishin ende të pashpërthyera.

Zona përreth Zetas është një zonë rekreative gjatë verës. Përgjatë Luftës së Dytë Botërore, Mali i Zi ishte nën pushtimin italian dhe gjerman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›