Pushimet, Turqia, një nga vendet e preferuara për shqiptarët

Turqia vazhdon te jetë në top listën e vendeve më të preferuara dhe më të kërkuara nga shqiptarët edhe për ketë sezon turistik. Shërbimet cilësore, si në akomodim dhe ushqim e bëjnë këtë vend me bukuritë e saj të jetë destinacioni më i përshtatshëm për shqiptarët ,të cilët kanë një tendencë më të lartë për të kaluar pushimet jashtë Shqipërisë. Gjithashtu sipas Agjensive Turistikë në kryeqytet , të larta janë edhe kërkesat për pikat turistike greke, vend i cili si pasojë e krizës që po kalon, ofron çmime tunduese për të tërhequr sa më shumë turistë.
Gjithashtu pas liberalizimit të vizave ,sipas Agjensive turistike mjaft e kërkuar është edhe Spanja.
Plazhi i Kemer në Antalia është ndër më të kërkuarat , i cili ofron paketa turistike të favorshme të cilat përshtaten me buxhetin e qytetarëve dhe ofrojnë kënde për të gjitha grupmoshat, me argëtime pafund duke menduar si për shijet e fëmijëve po ashtu edhe për të rriturit.