Pas vrasjes së Bin Ladenit, ka rënë numri i sulmeve terroriste
Numri i sulmeve terroriste anembanë botës ka shënuar në 10.283 vitin e kaluar, për dallim nga 11.641 në vitin 2010, niveli ky më i ulët i sulmeve që nga viti 2005, ka njoftuar State Departmenti amerikan.
State Departamenti theksoi se rënia ka pasuar pas vrasjes së Osama Bin Ladenit në maj të vitit 2011 dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Al Qaidës, të vrarë vitin e kaluar, përfshirë këtu edhe Atiyah Abd al-Rahman dhe Anwar al-Awlaki.
“Humbja e Bin Ladenit dhe zyrtarëve tjerë të lartë të Al Qaedës e ka vendosur këtë rrjet në shtegun e rënies”, thuhet në raport.
Por ambasadori Dan Benjamin, koordinator i State Departamentit për anti-terrorizëm, theksoi se përkundër lajmit të mirë për dobësimin e Al Qaedës, organizatat tjera që kanë lidhje me të, sidomos ato në Jemen dhe Afrikë, vazhdojnë të paraqesin kërcënim.