E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten dy ushtarë serbë nga shpërthimi i një bombe

Ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi se janë vrarë, të mërkurën, dy ushtarë serbë gjatë shpërthimit të një bombe të vjetër të NATO-s. Dy ushtarët, sipas Ministrisë, humbën jetën duke e pastruar një fushë nga minat që kishin mbetur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.Incidenti thuhet se ndodhi në afërsi të një barake ushtarake në Malet e Kopaonikut në kufirin Serbi-Kosovë.

Qindra fusha të minuara ku ende gjenden bomba të pashpërthyera kanë mbetur në Serbi pas fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila u dha fund sulmeve të ushtrisë serbe mbi popullsinë e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›