Kosovë, nis aplikimi i letërnjoftimeve
Prishtinë - Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Kuvendin komunal të Prishtinës, që prej dy ditësh kanë mundësuar që në ambientet e bashkësive lokale qytetarët të mund të aplikojnë dhe të bëjnë tërheqjen e letërnjoftimit, ndërsa aplikimi dhe tërheqja e pasaportave për të rritur dhe për fëmijë bëhet në objektin e Kuvendit komunal të Prishtinës. Bashkësitë lokale në komunën e Prishtinës janë ndarë në pesë zona dhe ato janë; në objektin e kuvendit Komunal të Prishtinës, në zyrat e Bashkësisë lokale në Dardani, në zyrat e Bashkësisë lokale në Ulpianë, në zyrat e Bashkësisë lokale në Taslixhe dhe në zyrat e Bashkësisë lokale që gjendet te Xhamia e Llapit.
Hapja e bashkësive lokale në komunën e Prishtinës nga Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë në funksion të shërbimeve më efikase dhe sa më afër qytetarit.
Krijimi i një shërbimi profesional, efikas dhe të ndërgjegjshëm për ofrimin e shërbimeve të shpejta, të sakta dhe të ndershme ndaj qytetarëve për dokumentacionin civil, si bazë themelore e identitetit personal dhe shtetëror, është prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme.