Kosovë, 41 subjekte në tender për ilaçet
Prishtinë - Plot 21 subjekte kanë aplikuar në tenderin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë për “Furnizim me barna dhe material shpenzues-Lista Esenciale”. MSH përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se tenderi është zhvilluar dy ditë më parë dhe se procesi ka qenë krejt transparent. Sipas MSH, janë 41 subjekte që kanë aplikuar, emrat e të cilëve janë lexuar me zë nga anëtarët e komisionit dhe janë depozituar për tu shqyrtuar më pas. “Komisioni ka punuar pa ndërprerë dhe ka përfunduar punën. Janë lexuar të gjitha ofertat me zë, janë shënuar në formularët e prokurimit dhe janë nënshkruar në pajtim me ligjet e prokurimit si dhe komplet prezantimi- çmimet e Ofertave janë shënuar në tabela. Sipas numrit të ofertave, ofertuesit kanë pasur interes të shtuar për këtë furnizim i cili është vjetor dhe më voluminoz në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë..