E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia përfshihet sërish nga dimri

Shkup - E teksa shqiptarët pak ditë më parë kanë festuar Ditën e Verës, Maqedonia pritet që në ditët në vazhdim ti rikthehet sërish dimrit me reshje të shumta dëbore. Specialistët e sinoptikës shprehen se duke nisur nga e mërkuara e kësaj jave, vendi do të përfshihet nga një rrymë e ftohtë ajri që vjen nga veriu e që do të sjellë ulje të temperaturave si dhe reshje dëbore. Temperaturat pritet që të bien deri në minus katër gradë celcius, ndërkohë që të enjten do të jetë më ftohtë, ndërkaq që moti do të vazhdojë të jetë i ndryshueshëm. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga minus gjashtë deri në zero gradë celsius, ndërsa temperaturat e ditës nga dy deri në tetë gradë celsius. Bora do të bie pa pushim në të gjithë Maqedoninë prej të premtes pasdite, deri të dielën paradite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›