Nielsen i famshmi i komedise amerikane ndahet nga jeta
Aktori veteran komik Leslie Nielsen ylli i filmit Airplane dhe Naked Gun ka vdekur ne moshen 84-vjecare. Ai vdiq ne nje spital ne Fort Lauderdale Floride ku po mjekohej per pneumoni. Nielsen i lindur ne Kanada e filloi karrieren si aktor serioz ne vitet 1980 por roli i tij ne filmin Airplane e beri ate nje yll te filmave komike. Ai ka luajtur ne me shume se 100 filma dhe ka pasur nje yll per nder te tij ne Shetitoren e Fames ne Hollivud. Suksesi ne filmin Airplane pasoi nje rol kryesor ne filmin televiziv Police Squad ku luajti detektivin Frank Drebin. Me pas Leslie Nielsen luajti ne tre filma te njejtin personazh ne serine Naked Gun ku kishte si partnere aktoren Priscilla Presley. Aktori ka pasur nje karriere qe u shtri gjate gjashte dekadave dhe qe e nisi ne televizion ne Nju Jork me 1950-n ku luajti ne 150 shfaqje te drejtperdrejta. Leslie Nielsen u vendos ne Hollivud ne mesin e viteve 1950 dhe karriera e tij filloi me role kryesore sukses qe u ndihmua edhe nga pamja e tij e jashtme. Ai ka qene konsideruar gjithmone nje individ serioz pavaresisht se rolet e tij kane qene komike. Ne nje interviste te fundit para se te vdiste deklaroi se ne fillimet e tij mund te ishte bere edhe nje aktor tragjik shume i mire nese rastesia nuk do tia kishte ndryshuar rrjedhen e jetes dhe te karrieres.