Sot dita nderkombetare e luftes kunder Sides

Tashme 1 dhjetori risjell edhe nje here ne vemendjen e te gjitheve se kujdesi dhe sensibilizimi parandalon epidemine e rende qe u merr jeten miliona personave ne bote.
Nje nga viti 1992 kur ne Shqiperi u zbuluan dy rastet e pare te infektuar me HIV numri ka ardhur ne nje rritje te lehte e konstatnte nga viti ne vit pa shperthime te menjehershme sic ka ndodhur ne disa nga vendet e Europes lindore.
Sot ne total numerohen 406 raste por 20 perqind e tyre ka humbur jeten pasi jane diagnostikuar me Aids.
Numri i pergjithshem nuk perben ndonje shifer alarmante por edhe renia e numrit te rasteve gjate ketij viti nga 60 qe ishin vitin e kaluar ne 40 gjithashtu nuk eshte shenje e ndonje kthese.
Shifrat ne kete rast jane vetem statistika qe fshehin nje realtet teresisht te ndryshem e qe pranohet edhe nga mjeket e ekspertet e fushes.
Numri i personave te infektuar me virusin Hiv apo qe mund te jene edhe ne stadin e Aids mendohet te jete disa here me i madh.
Mjaft te shohesh ecurine e numrit te personave te diagnostikuar me Aids ne 4 vitet e fundit qe jane gati 50 perqind e rasteve te zbuluara per te kuptuar gjeresine e mundshme te shtrirjes.
Nje element le te shpresosh ende se megjithate Shqiperia mund te mos jete nje rast ku te kete nje rrije te menjehershme te numrit kjo per shkak se rruga kryesore e transmetimit eshte ajo seksuale dhe ne pjesen derrmuese heteroseksuale me nje perqindje te ulet homobiseksuale.
Ndersa permes grupeve te perdoruesve te droges eshte akoma me e ulet. Nje problem mbetet serish transmetimi permes gjakut duke qene se identifikimi i infeksionit ka gjthmone perqindjen e vet te rrezikut per shkak te asaj qe njihet si periudha dritare nje kohe re deri 6 mujore ku prania e Hiv-it nuk kapet as nga analizat.
Ne Shqiperi prej kohesh te semuret trajtohen me mjekimet speciale. Aktualisht jane 125 raste qe marrin trajtim ne qendren spitalore universitare ne Trane dhe 14 femije qe po ashtu marrin terapi prane pediatrise.
Pjesa derrmuese e rasteve gjate gjithe ketyre vteve eshte e moshes nga 25 deri 45 vjec ndersa 70 perqind jane burra dhe vetem 30 perqind femra.