SHBA-Kore e Jugut nisin manovrat ushtarake ne Detin e Verdhe
Nen kercenimet e reja nga Koreja e Veriut Koreja e Jugut dhe SHBA-ja nisen nje manover ushtarake ne Detin e Verdhe. Kina nderkaq propozoi bisedime krize me ndermjetesim ne nivel multilateral. Ne oren 06.00 te mengjesit sipas ores lokale nisi ne Detin e Verdhe nje manover e perbashket e njesive koreanojugore dhe atyre amerikane nga SHBA-ja. Disa ore me vone ne ishullin koreanojugor Yeonpyeong qe u sulmua te marten u degjua serish zjarr artilerie. Atyre pak banoreve qe kane mbetur dhe nje sere gazetareve iu be thirrje te strehohen ne bunkere. Sic u konstatua me vone zhurma e degjuar vinte nga nje manover ne territorin koreanoverior cka nuk perbente rrezik per Korene e Jugut. Ne manovren detare rreth 150 km ne jug te kufirit te diskutueshem detar midis Korese se Veriut dhe asaj te Jugut deri te merkuren krahas aeroplanmbajteses amerikane George Washington do te marrin pjese edhe disa destrojere fregata dhe avione kunder nendeteseve. Zedhenesi i Shtabit te Pergjithshem koeranojugor deklaroi Qellimi i kesaj manovre eshte qe te forcojme efektin e frikes ndaj Korese se Veriut. Ne duam te permiresojme edhe sigurine ne territorin tone dhe te thellojme bashkepunimin mes Korese se Jugut dhe SHBA-se. Synohet qe te demonstrohet vendosmeria e aleances mes SHBA-se dhe Korese se Jugut. Koreja e Veriut ne menyre te perseritur ka paralajmeruar qe cdo shkelje e sovranitetit koreanoverior ose e dinjitetit te vendit do te shkaktoje nje bresheri te pameshirshme granatash ndaj Korese se Jugut. Te marten Koreja e Veriut sulmoi papritur me artileri nje ishull koreanojugor. Sulmi u kushtoi jeten dy civileve dhe dy ushtareve. Demi ndaj ishullit Yeonpyeong vleresohet me 3.3 milione euro. Manovra qe nisi te dielen zhvillohet mjaft larg ketij ishulli ndaj Koreja e Veriut nuk duhet ta ndieje veten te provokuar. Rreth 28 500 ushtare te SHBA-se jane dislokuar ne Korene e Jugut. Komandanti suprem i tyre gjenerali Sharp duke vizituar ishullin beri te qarte se Ne baze te informacioneve qe kam marre dhe ne sfondin e asaj qe une mund te shoh ketu fizikisht Koreja e Veriut e ka sulmuar kete ishull. Kjo eshte shkelje e qarte e marreveshjes se armepushimit. Qe pas fundit te luftes se Korese ne vitin 1953 midis dy shteteve koreane te armiqesuara ekziston vetem nje marreveshje armepushimi. Nderkaq Republika Popullore e Kines ka deklaruar se ne dhjetor do te ftoje per nje raund te ri te bisedimeve gjashtepaleshe per krizen ne sfondin e gjendjes aktuale. Krejt papritur keshilltari shteteror kinez per marredheniet me jashte Dai Bingguo vizitoi te dielen Seulin. Ne perfundim te takimit nje zedhenes i Presidentit koreanojugor Lee Myung Bak deklaroi Pala kineze shpreh keqardhjen per humbjen e jeteve njerezore kur Koreja e Veriut sulmoi ishullin Yeonpyeong. U theksua vullneti per te bashkepunuar me Korene e Jugut per te shmangur perkeqesimin e situates dhe per te vendosur paqen midis dy shteteve koreane. Dy ore bisedoi keshilltari kinez i shtetit me Presidentin Lee Myung Bak i cili sic njoftohet ka theksuar se Koreja e Jugut do te reagoje me vendosmeri ne rast te nje provokimi tjeter koreanoverior. Nga zyra presidenciale behet me dije se bisedimet e krizes nuk presupozojne rifillimin e shpejte te bisedimeve zyrtare te raundit gjashtepalesh lidhur me carmatimin atomik te gadishullit korean.