E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove nis viti i ri akademik


Në Kosovë nis viti i ri akademik i studimeve. Me këtë rast presidentja kosovare Atifete Jahjaga tha se Universiteti i Prishtinës, që nga themelimi ka qenë sinonim i Kosovës së re, që sipas saj synon vlerat e civilizimit bashkëkohor.

“E ardhmja e Kosovës, drejtimi që ajo do të marrë, si dhe suksesi i përmbushjes së synimeve tona strategjike për integrime euro-atalntike varet nga ju brezi i ri, nga vullneit dhe përkushtimi i juaj për t’u formuar si individë të përgjegjshëm dhe me integritet dhe në shërbim të vendit. Ju do të jeni pasqyra dhe shembulli i një shoqerie dinjitoze që po arrin të zërë vendin e saj si e barabartë me shoqëritë e tjera”, tha Presidentja Jahjaga.

Ndërkohë, rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, prezantoi të arriturat dhe planet për të ardhmen, ku dhe bëri të ditur për rritjen e numrin e bursave për studentët.
 
“Studentëve iu uroj sukses në të ardhmen dhe kërkoj nga këta dhe stafi akademik disiplinë dhe punë konkrete, për ndryshe çdo gjë që nuk shkon në favor të ngritjes së cilësisë dhe rritjes së nivelit të arsimit të këtij populli, brenda mundësive dhe informatave që do të kemi, ndaja tyre që nuk e kryejh në punën si duhet do të marrim masa”, tha rektori Rugova.
 
“Na mbetët që të bëjmë garën diturore, që jo vetëm të themi se jemi fizikisht në Europë, por të barazohemi me universitetet më prestigjioze në Europë dhe në botë, dhe kjo është ajo që duhet t’ja bashkojmë mrekullive tjera që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë Buja.
Në vitin akademik 2011/2012 janë regjistruar gjithsej rreth 14 mijë studentë të rinj në Universitetin e Prishtinës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Rexhepi: Do të heqim barrikadat
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi i ka quajtur paradoksale barrikadat e serbëve në Veri të Kosovës, pasi sipas tij këto barrikada vështirësojnë më tepër jetën e komunitetit serb se sa të insitucioneve të Pritshtinës. VV: 13 pika për Veriun
Enver Zymeri, polic i njësisë speciale të Kosovës nuk është vrarë nga snajperë, por nga afër. Kështu pohojnë në Lëvizjen Vetëvendosje, ku kanë vënë në dyshim këtë version, meqë sipas tyre polici Zymeri është vrarë nga afërsia me armë automatike nga një pritë e kriminelëve serbë. Thaçi: Gati të takoj krerët e Serbisë
Në një intervistë të dhënë dje për Zërin e Amerikës, kryeminisri i Kosovës Hashim Thaçi, u shpreh i gatshëm për takime me krerët e Serbisë. Pacolli rimerr drejtimin e AKR-së
Behgjet Pacolli është rikthyer në krye të subjektit që e themeloi vetë, Aleancës Kosova e Re. Rasmussen: KFOR veproi për vetëmbrojtje
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi sot në Bruksel se nuk ka nevojë për hetime të vecanta mbi veprimin e ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.

Lajmet kryesore

"Qeveria s’kontrollon evazionin"
KLSH: Nga 106 mijë biznese, vetëm 55% paguan kontribute
Kasat fiskale shtypen për procedurë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›