E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adonis favorit për Nobel

Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 08:55

Në mesin e shkrimtarëve që përmenden si kandidatë potencialë për marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi, për vitin 2011, veçohet poeti 81-vjeçar sirian Ali Ahmad Said Asbar, më i njohur si Adonis.

Ai, gjykuar sipas parashikimeve, i prinë listës së favoritëve. Në fakt, parashikuesit thonë se marrja e çmimit kryesor gjerman për letërsi – Çmimi Goethe – ishte ajo që Adonisin e afroi shumë afër triumfit edhe për Nobel.

Pas tij radhiten poeti suedez, Tomas Transtroemer, hungarezi, Peter Nadas, dhe poeti japonez, Haruki Murakami Pa gjasa, megjithatë nuk janë as shkrimtaret kanadeze, Margareth Athwod dhe Alice Manrou, shkrimtari jugkoreane Ko Un, algjeriania Assia Djebar dhe amerikanët, Thomas Pynchon, Philip Roth, Joyce Carol Oates, Cormac McCarthy, Don DeLillo, etj.

Ndryshe, laureati do të marrë një diplomë, medaljen e artë dhe çekun me vlerë prej 10 milionë koronash suedeze (1.48 milionë dollarë). Sipas akademisë suedeze, laureati i çmimit për letërsi do të shpallet të enjten, më 6 tetor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›