E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV 13 pika per Veriun


Enver Zymeri, polic i njësisë speciale të Kosovës nuk është vrarë nga snajperë, por nga afër. Kështu pohojnë në Lëvizjen Vetëvendosje, ku kanë vënë në dyshim këtë version, meqë sipas tyre polici Zymeri është vrarë nga afërsia me armë automatike nga një pritë e kriminelëve serbë.

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes thotë se plani i Qeverisë së Kosovës më 25 korrik ka qenë pa plan dhe as policët nuk kanë qenë të njoftuar mirë, madje sipas tij ata nuk kanë qenë të pajisur mirë.

“Mendoj se mungesa e këtyre pajisjeve adekuate ka sjellur në një situatë kur policët kanë qenë vërtetë të pambrojtur, sepse polici Enver Zymberi nuk është vrarë nga një snajper, por është vrarë nga një pritë klasike në distancë Veriu i KosovësRexhepi: Do të heqim barrikadatThaçi: Gati të takoj krerët e SerbisëRasmussen: KFOR veproi për vetëmbrojtje të afërt, i cili ka qenë në një mjet të pablinduar, siç kanë qenë mjetet e transportit komercial”, thotë Rexhep Selimi.

Në anën tjetër, ditë më parë partitë që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë mbështetur një ide të Vetëvendosjes që bashkërisht të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për Veriun.

Në mungesë të një seancë, lideri i saj, Albin Kurti, në një konferencë për media, që ka zgjatur më shumë se 40 minuta ka shpalosur ato që do t’i thoshte në Kuvend. Ai ka prezantuar një plan prej 13 pikash që sipas tij do të bënte që Kosova ta shtrinte sovranitetin në Veri, meqë sipas deputetëve të Vetëvendosjes plani i Qeverisë ka dështuar.

Atyparashihet që FSK të bëhet ushtri, si dhe të krijohen marrëdhënie të fuqishme bilaterale me vendet e vecanta që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, vecmas me SHBA-në, Shqipërinë, vendet e fuqishme të BE-së dhe Turqinë.  Po ashtu, në disa pika të tjera të planit të Vetëvendosjes kërkohet që të ndërpriten bisedimet pa kushte me Serbinë, dhe që të mos lejohet Qeveria e Serbisët’i blejë pronat e shqiptarëve në veri, por nëse i shesin, ato t’i blejë Qeveria e Kosovës.
 
“Këto janë 13 pika, 13 hapa të integruar, të cilët ne mendojmë se në kuadër të një strategjie serioze do të mund të bënin integrimin e veriut. Me bisedimet me Serbinë, veriu i Kosovës i afrohet Serbisë, ndërkaq Serbia i afrohet BashkimitEvropian”, deklaroi lideri i VV, Albin Kurti.

Sipas Kurtit, bisedimet e tanishme janë vetëm një lloj hyrje e bisedimeve politike,dhe se sipas tij “plani i vërtetë i kësaj Qeverie është plani B, që nënkupton takimin e ardhshëm makabër midis Hashim Thaçit dhe Boris Tadicit”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, nis viti i ri akademik
Në Kosovë nis viti i ri akademik i studimeve. Me këtë rast presidentja kosovare Atifete Jahjaga tha se Universiteti i Prishtinës, që nga themelimi ka qenë sinonim i Kosovës së re, që sipas saj synon vlerat e civilizimit bashkëkohor.
Pacolli rimerr drejtimin e AKR-së
Behgjet Pacolli është rikthyer në krye të subjektit që e themeloi vetë, Aleancës Kosova e Re. Kurti: Plani operacional, i dështuar
Lëvizja Vetëvendosje e ka vlerësuar si të dështuar planin operacional të qeverisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri. Dacic: Konferencë ndërkombëtare për Kosovën
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka propozuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe cështjet “e kontestuara” të saj. Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit
Qyteti i Prishtinës u trondit këtë mëngjes nga vrasja e një zyrtari të komunës në zyrën e tij. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu u qëllua për vdekje me pesë plumba në kraharor më zyrën, e cila ndodhet në objektin e ri të komunës në lagjen 'Arberia' të kryeqytetit kosovar.

Lajmet kryesore

"Qeveria s’kontrollon evazionin"
KLSH: Nga 106 mijë biznese, vetëm 55% paguan kontribute
Kasat fiskale shtypen për procedurë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›