Rexhepi Do te heqim barrikadat

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi i ka quajtur paradoksale barrikadat e serbëve në Veri të Kosovës, pasi sipas tij këto barrikada vështirësojnë më tepër jetën e komunitetit serb se sa të insitucioneve të Pritshtinës.
Largimi i barrikadave është obligim i policisë kosovare dhe KFOR-it ka thënë Rexhepi, por nuk ka treguar se kur do të fillojë heqja e tyre.
“Ka filluar që t’iu barrikadohet truri disa individëve dhe grupeve kriminale dhe disa njerëzve të politikës radikale. Është paradoksale që në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë i kanë bllokuar plotësisht vendkalimet dhe kjo është pengesë për të gjithë qytetarët, por në radhë të parë të Veriu i Kosovës VV: 13 pika për VeriunThaçi: Gati të takoj krerët e SerbisëRasmussen: KFOR veproi për vetëmbrojtje komunitetit serb. Neve si institucione pak na pengon ajo shihet se sa janë veprime paradoksale dhe këtu vetëm truri i sëmurë mendon në këso gjëra. I bëjnë dëm vetes dhe atyre qytetarëve”, tha zoti Rexhepi.
Rexhepi këto komente i ka bërë në Ohër pas një takimi me kolegen e tij maqedonase Gordana Jankulloska me të cilën ka nënshkruar marrëveshjen për formimin e qendrës së përbashët për shkëmbim të informacioneve mes policive kufitare të dy vendeve.
“Kjo do të ndihmojë në shkëmbimin e informatave, parandalimin e krimit të organizuar, emigranicionit ilegal dhe shumë cështje të tjera. Pra ëshë një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit rajonal mes Kosovës dhe Maqedonisë”, deklaroi ai.
Me këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë kanë nisur punimet e forumit dyditor në Ohër për drejtësi dhe punë të brendshme: BE - Ballkani Perëndimor. Në kuadër të këtij forumi është nënshkruar edhe marrëveshja për lëvizjen e qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë pa pasaporta.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, nis viti i ri akademik
Në Kosovë nis viti i ri akademik i studimeve. Me këtë rast presidentja kosovare Atifete Jahjaga tha se Universiteti i Prishtinës, që nga themelimi ka qenë sinonim i Kosovës së re, që sipas saj synon vlerat e civilizimit bashkëkohor.
Pacolli rimerr drejtimin e AKR-së
Behgjet Pacolli është rikthyer në krye të subjektit që e themeloi vetë, Aleancës Kosova e Re. Kurti: Plani operacional, i dështuar
Lëvizja Vetëvendosje e ka vlerësuar si të dështuar planin operacional të qeverisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri. Dacic: Konferencë ndërkombëtare për Kosovën
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka propozuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe cështjet “e kontestuara” të saj. Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit
Qyteti i Prishtinës u trondit këtë mëngjes nga vrasja e një zyrtari të komunës në zyrën e tij. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu u qëllua për vdekje me pesë plumba në kraharor më zyrën, e cila ndodhet në objektin e ri të komunës në lagjen 'Arberia' të kryeqytetit kosovar.
Lajmet kryesore
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
KLSH: Nga 106 mijë biznese, vetëm 55% paguan kontribute
Kasat fiskale shtypen për procedurë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen