OSBE: Gjykatat të mos ndikohen nga presionet e jashtme
TIRANE- Gjykatat të mos ndikohen nga presionet e jashtme. Apeli është bërë nga përfaqësues të OSBE në Tiranë gjatë nje tryeze, ku u diskutua mbi rolin e gjyqësorit dhe të medias në vendin tonë. Përfaqësuesi i OSBE ka vënë theksin në faktin se si gjykata ashtu edhe media kryejnë një funksion mjaft të rëndësishëm për publikun, por në të dy rastet ekzistojnë shkaqe për konflikte. Kështu gjykatat duhet të mos ndikohen nga presionet e jashtme dhe nga ana tjeter media duhet të konsiderojë të pafajshme palën e akuzuar deri në momentin e vendimit nga trupi gjykues.
Në rast të kundërt as gjykata dhe as media nuk luajnë rolin e tyre, madje mund të pengohet rrjedha e drejtësisë. Shefi i kabinetit pranë zyrës së avokatit të popullit, Artur Lazebeu vuri theksin në zbatimin e ligjit për dokumentacionin zyrtar duke vlerësuar se gazetarët duhet të kenë më shumë akses pranë institucioneve shtetërore.
(m.a/News24/BalkanWeb)