Gjermani, në treg çokollata në formë babagjyshi
GJERMANI- Një prodhues i vogël ëmbëlsirash në Gjermani do ta zgjerojë aktivitetin me rastin e Krishtlindjeve duke hedhur në treg çokollatë në formë Babagjyshi gjatë kësaj periudhe. Pasticieria Felicitas në qytetin lindor gjerman Hornoë ka realizuar një Babagjysh me gjatësi një metër të punuar me çokollatë belge të cilësisë së lartë duke përdorur një recetë të fshehtë. Që nga fillimi i viteve ’90-të pasticierët belgë Goedele Matthyssen e Peter Bienstman kanë realizuar lloj lloj modelesh të ndryshme me çokollatë cilësore belge. Ata kanë realizuar ndër të tjera edhe Lepurushin e Pashkëve në format gjigand si dhe fusha futbollit me çokollatë gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2006.
Punonjësit në këtë pasticeri i kushtojnë rëndësi të veçantë çdo hollësie sado të vogël gjatë punës për përgatitjen e Babagjyshit prej çokollate me peshë 10 kilogram, mjekrës së bardhë e cila krijohet me çokollatë të bardhë si dhe çizmeve që punohen me çokollatë të zezë.
Matthysen tha se ishte habitur nga interesi i madh për Babagjyshët prej çokollate. "Jam vërtet e habitur. Mund të mendohej që në një kohë krize financiare askush nuk do blinte diçka të tillë me përmasa gjigande. Por në fakt duket se njerëzit janë më prirur se kurrë drejt shpenzimit të të hollave për gjëra të tilla. Kjo sasi çokollate është e mjaftueshme për një familje, 10 kilogram çokollatë, një Babagjysh me lartësi një metër. Nuk kemi shitur kurrë kaq shumë Babagjyshë në të kaluarën" tha ajo.
Sigurisht kjo risi në fushën e pasticerisë ka edhe një çmim të veçantë. Babagjyshi gjigand kushton plot 180 Euro.
(s.topi/News24/BalkanWeb)