E Shtunë, 31 Tetor 2026

I digjet magazina, apel për ndihmë

 

BERAT – Iu dogj magazina 10 ditë më parë, i bën apel shtetit për ta ndihmuar. Selman Delibashit, 63 vjeç nga fshati Drobonik iu shkrumbua gjithçka nga një zjarr. Ndërkohë që sipas 63–vjeçarit, dëmi kap vlerën e rreth 1.7 milionë lekëve. Veç materialeve u shkrumbua edhe godina e magazinës. Grupi i hetimit doli në konkluzionin se shkak ishte tensioni i lartë. I moshuari rrëfeu më tej se i ishte premtuar nga vendorët dëmshpërblim, por deri më tani nuk është bërë asgjë konkrete. “Po më vdesin 5 fëmijët për bukë, pasi unë i mbaja ata me veprimtarinë e kësaj magazine. Kam kërkuar ndihmë edhe në prefekturë, por prefekti, Thoma Rumniçi nuk më ka dhënë asnjë zgjidhje” u shpreh 63 –vjeçari, duke i bërë apel shtetit për ta ndihmuar.             d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›