E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ debati mes Gjoncajt dhe Ristanit nderpret mbledhjen

Një debat i pabazë ndërmjet Genc Gjonçajt dhe Arben Ristanit solli ndërprerjen e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Rreth orës 13 e 30, ndërsa po raportohej për ecurinë e numërimit në KZAZ-të e qytetit të Tiranës përfaqësuesi i Partisë Socialiste ka kërkuar disa shpjegime për kërkesat e paraqitura në KQZ.

Gjatë kësaj kohe, Genc Gjonçaj dhe kryetari i KQZ-së Arben Ristani kanë debatuar, çka dhe solli ndërprerjen e punimeve.

Gjatë mesditës anëtarët e KQZ-së u informuan se në disa prej KZAZ-ve të Tiranës ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët dhe se pas kësaj është vendosur që të bëhen disa orë pushim.

Pritet që procesi i numërimit si dhe mbledhjet e KQZ-së të rinisin brenda pasdites të së mërkurës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›