E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, orteku zë tre shtëpi në Dragash, 2 të vdekur

DRAGASH- Bora ka bllokuar tërësisht rajonin e Dragashit, përkatësisht fshatin Reselelicë të kësaj komune, ku mësohet se një ortek dëbore i rënë mbi tri shtëpi ka shkaktuar edhe viktima.

Burime policore kanë bërë të ditur për Kosovapress, se nga orteku i rënë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa brenda shtëpive ka edhe 9 persona të tjerë

Bëhet e ditur se banorët dhe ekipet emergjente që kanë mundur të arrijnë janë duke u munduar, që të nxjerrin banorët nga banesat.

Nga tri shtëpitë e mbuluara nga orteku, dy kanë qenë të banuara ndërsa një jo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›