Gazmend Oketa bëhet baba për herë të tretë
TIRANE- Gazmend Oketa, deputet i Parlamentit shqiptar, ish-ministër i Kabinetit Berisha, është bërë baba për herë të tretë. Arba është emri i ëngjëllit më të ri në familjen Oketa, pas dy fëmijëve të parë, vajzës Ana dhe djalit Jon.
Lajmi për pritjen e vajzës u publikua për herë të parë në faqet e “Bluetooth” dhe ja tek sjellim sot këtë lajm të ri për familjen Oketa. Lindjen e vajzës, Oketa e ka njoftuar në një mënyrë origjinale në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. “Përshendetje miq të babit tim Gazi. Unë jam Arba dhe kam lindur mbrëmë. Po ju shkruaj nga profili i babit, pasi unë akoma nuk kam hapur timin. Doja thjesht t' ju thoja që unë jam shumë e gëzuar që babi im ju ka miq të mirë. Ju premtoj se kur te rritem do jem edhe unë mike e juaja. Tani më duhet të iki se po më thërret mami Adela. Ju falenderoj Arba Oketa”, shkruhej në profilin e deputetit.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)