8 maji do cliroje Tiranen nga tortura e Bashkise

Kryeministri Sali Berisha perserit mbreme oferten per rinumerimin e votave pas nje vendimi gjykate por konfirmoi se axhenda e qeverise ska per tu kushtezuar nga endrrat e drejtuesit te opozites. Mazhoranca shprehet e gatshme per bashkepunim por veren se psikologjia e Bllokut spo e lejon PS-ne te kontribuoje per integrimin dhe se 8 maji do te jete rasti per clirimin e Tiranes nga nje kryebashkiak qe e urren qytetin qe drejton
Shefi i ekzekutivit Sali Berisha deklaroi dje ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu se mazhoranca i ka bere opozites cdo oferte per shqyrtimin e pretendimeve te saj me kushtin e vetem qe te merrej per baze rekomandimi kushtetues dhe ligjor. Ne kete sens Berisha kujtoi se mbetet i hapur per diskutimin e kerkesave te opozites nese ato jane te bazuara sipas kuadrit Kushtetues dhe Kodit Zgjedhor. Kryeministri theksoi se para se te vinte delegacioni i Parlamentit Evropian i kryesuar nga Kukan dhe Pack eshte shqyrtuar deklarata e miratuar nga te gjitha palet dhe parimisht u ra dakord edhe me opoziten. Une i kam njoftuar ata qe jam i kenaqur nga deklarata dhe jam i gatshem te bej leshime. Kur papritur PS nxori nje propozim qe ne e pranuam me nje kusht te vetem qe te shtohej togfjaleshi kushtetute dhe kod zgjedhor. Socialistet ishin kategorikisht kunder. Ne edhe sot e miratojme ate amendament nese PS pranon togfjaleshin ne perputhje me Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor. Mazhoranca ka bere leshime te mjaftueshme - tha kryeministri. Sipas tij ajo qe i ofrohet opozites nga mazhoranca eshte qe ti drejtohet Gjykates Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias. Kryeministri Berisha tha se derisa te kete nje vendim gjykate mazhoranca sdo beje asnje leshim qe shkon ne kundershtim me ligjet dhe Kushtetuten. Nese Gjykata vendos rinumerim te votave jam i gatshem te pranoj rinumerimin e tyre- tha kreu i qeverise. Duke folur per proceset e integrimit kryeministri Berisha tha se opozita ka zero merite ne heqjen e vizave pasi nuk votoi ne parlament asnje prej ligjeve te kerkuara nga Komisioni Evropian. Kreu i qeverise theksoi se me z.Rama ka ndermarre reforma te rendesishme por kohet e fundit ai ka mbajtur qendrime fundamentaliste duke refuzuar te gjitha format e bashkepunimit. Sipas tij opozita su be pjese e reformave integruese nuk miratoi asnje ligj dhe vendim per heqjen e vizave. Tre ligje po te miratonte Rama do te ishte bashkautor i heqjes se vizave. Por svotoi asnjeren. Ai nuk pergezoi shqiptaret dhe autoritet shqiptare per kete arritje te madhe. Syri klinik me lejoi mua te diagnostikoj me lehtesi te madhe te gjithe brendine shpirterore te tij. Une e pashe ate ne nje gjendje te vajtueshme. Dhe kjo permbledh te gjithe ate qe PS ka demonstruar gjate kesaj kohe. Psikologjia e Bllokut slejon PS-ne te kontribuoje per integrimin - deklaroi kryeministri Berisha. Duke iu referuar paralajmerimeve te opozites per rikthimin e protestave Berisha kujtoi se ne demokraci e drejta per te protestuar paqesisht eshte e garantuar. E garantoj se do respektohet cdo proteste e tij. Po te doje le te hyje perseri ne greve urie. Protesta eshte nje e drejte legjitime qe i takon opozites ta ushtroje- theksoi kryeministri. Kryeministri foli edhe per zgjedhjet e ardhshme vendore. Berisha tha se mazhoranca eshte e fokusuar ne garen e Tiranes duke shtuar se qytetaret e kryeqytetit kane vite te tera qe vuajne nga keqqeverisja e Edi Rames i cili nga 2007-a e kendej si ka bere 70 ore pune ne Bashki. 8 Maji do te jete berja e Tiranes e kryetar Bashkie. Ky kryetar Bashkie nga viti 2007 e deri me sot nuk ka bere as 70 ore pune ne Bashki. Qytetaret e Tiranes kane mbetur jetime. Ata mezi po presin daten e zhvillimit te zgjedhjeve per ti dhene fund kesaj torture - u shpreh kryeministri. Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike ka 5 kandidate per zgjedhjet per kryetarin e ri te Bashkise Tirane. Gjithashtu kryeministri shtoi se shume shpejt qeveria do te paraqese ne Kuvend shume shpejt projektbuxhetin e vitit 2011-te. Sipas kreut te qeverise dokumenti ambicioz per vitin e ardhshem do te financoje projektet me te medha infrastrukturore si tunelin e autostrades Tirane-Elbasan vijimin e Boshtit te Jugut rruges se Arberit Qafe Plloce-Kukes etj.
Mocioni i besimit/ E ftoj qe neser te paraqese mocionin e mosbesimit dhe e garantoj se nuk do te pranoj as me shume se minimumi i afatit kushtetues deri ne 3 dite. Nese Rama e paraqet sot Sali Berisha do jete te henen ne parlament. Z.Rama nuk me kursen mua pushtetin. Ai ka 5 vjet qe e thote kete. Cfare e pengon z.Rama te paraqese mocionin
Dekretet e Presidenti te Republikes/ Do te votohen kur ti vije momenti dhe si pas rregullores se Kuvendit. Nje nen i Gjykates Kushtetuese thote se mandati eshte i gjyqtareve eshte 9 vjecar dhe neni tjeter thote se sipas ligjit mund te zevendesohet vetem 1/3 e gjyqtareve. Ne ju drejtuam edhe Gjykates Kushtetuese per te bere interpretimin e dy neneve. Aq me teper kur ne rast se GJK do ta gjykonte kete per nje arsye X vendimi ka fuqi prapavepruese. Qe do te thote se te zgjedhurit do te konstatonin vendimin pse te na hiqet mandati. Ne nuk donim te krijonim nje perplasje. Nuk ka force politike ne bote qe nuk e ushtron mbi bazen e platformes politike. Ne ia kemi bere te ditur Presidentit qe nuk do te pranojme ne sistemin e drejtesise kandidatura qe kane marre pjese ne procese gjyqesore nomeklatures. Nano Presidenti Berisha Jo me LSI-ne do kemi kandidatin tone Per hipotezat e fundit per nje kandidim te mundshem te Fatos Nanos per president te Republikes Berisha tha se mazhoranca bashke me z.Meta do te kete kandidatin e saj. Si PD ashtu dhe LSI nuk e kane z.Nano kandidat per President. Ai eshte shefi historik i PS-se. Ndoshta kjo parti nderpret persekutimin e tij dhe mund ta kandidoje. Ne kemi kandidatin tone- tha Berisha duke konfirmuar keshtu vijimin e aleances se mazhorances se palekundshme me Levizjen Socialiste per Integrim.
Kryeministri hedh poshte tezen e qarqeve te Edvinit per zgjedhjet e parakohshme/ Absolutisht qe jo. Jane perdorur te gjitha variantet per te bllokuar vizat. Kete teze une e kam degjuar edhe ne kancelarite perendimore. U bene perpjekjet edhe me djallezore per te lene shqiptaret pa viza. Ju garantoj se do shkojme deri ne qershor te vitit 2013-te. Gjeja e vetme qe une bej eshte te deshmoj perkushtimin total te qeverise funksionimin e pushtetit gjyqesor dhe respektimin e normave demokratike. Opozita eshte nje pasuri nje vlere eshte forca morale e cdo pushteti. Une personalisht respektoj cdo vendim te opozites.
...