E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, policia arreston 7 persona, përfshirë 6 policë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in, ka arrestuar shtatë persona, të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe kontraband të mallrave.

Operacioni është kryer në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë. Bëhet e ditur se gjashtë prej të arrestuarve janë zyrtarë te policise nga rajoni i Mitrovicës.

"Me urdhër të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedurat e mëtejme", thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›