E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga merr pjesë në Samitin e Varshavës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të shteteve të Evropës qendrore në Varshavë. Në këtë takim do të jetë prezentë edhe presidenti amerikan, Barak Obama.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë për sfidat e demokracisë në vendet e tyre, për bashkëpunimin bilateral e multilateral, si dhe për procesin e integrimeve.

Siç njofton zyra e Presidencës, delegacioni i Kosovës do të ketë disa takime dypalëshe, në mesin e të cilave edhe ai me kreun e shtetit amerikan.

Serbia do ta bojkotojë samitin që zë vend në 27 dhe 28 maj, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›