Kosovë, policia asnjë masë per ndalimin e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës nuk i mbështet, por as nuk do t’i ndalojë zgjedhjet që do të mbahen në veri të Mitrovicës. Kështu u shpreh për Alsat, Komandanti i Policisë në veri të Mitrovicës, Milia Milosheviç, rreth zgjedhjeve paralele komunale që Serbia do të organizojë të djelën në veri të Mitrovicës, për të cilat institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për ndalimin e tyre, përveçse i kanë cilësuar si ilegjitime.
“Siç e dini, Policia e Kosovës as nuk i mbështet, por as nuk i ndalon këto zgjedhje, që do të thotë se ne do të jemi të angazhuar si deri më tani për të ruajtur rendin publik në të gjitha pjesët e veriut të Mitrovicës pa marrë parasysh nëse do të ketë zgjedhje, apo jo” tha Milosheviç.
Kreu i Policisë Milosheviç vlerëson se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë dhe se nuk pritet të ketë probleme as gjatë ditës së dielë.
“Mund të them se deri më tani gjendja paraqitet e qetë, nuk kemi pasur ndonjë problem serioz, përveç disa problemeve të vogla, dhe shpresojmë që kështu do të jetë deri në fund” tha Miloshevic.
Milosheviç mban uniformën e policisë së Kosovë në veriun e kontrolluar nga serbët, ndërsa është kritikuar shpesh për bashkëpunim me strukturat paralele. Ai vazhdon të mbajë postin kryesor të policisë së Kosovës për pjesën veriore të Mitrovicës pavarësisht akuzave të publikuara nga mediat kosovare për marrje urdhrash nga Serbia dhe për fshehjen në disa raste të veprave të rënda penale, për të cilat po hetohet nga Inspektorati Policor.
Bul Salihu < I mëparshmi