E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në veri të Mitrovicës, masa për ruajtjen e rendit

Zgjedhjet paralele komunale të organizuara nga Serbia matanë urës së lumit Ibër dhe protesta e shqiptarëve në jug të urës që prej dhjetë vjetësh ndan qytetin e Mitrovicës, kanë mobilizuar forcat policore të Kosovës për të mos lejuar një tensionim të mundshëm të situatës. Kamera e televizionit Alsat ishte në pjesën veriore, në mëhallën e boshnjakëve, ku jetojnë bashkë shqiptarët, serbët dhe boshnjakët. Situata aty ishte e tensionuar për shkak të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

“Serbët për çdo ditë tentojnë të bëjnë provokime me eksese të ndryshme duke i provokua familjet shqiptare që ta destabilizojnë situatën dhe ta shpërngulin popullsinë në shqiptare që kanë mbetur në këtë pjesë. Por shqiptarët janë të vendosur të qëndrojnë në trojet e tyre, por fatkeqësisht deri tash në këto 10 vitet nuk kemi pasur përkrahje nga Qeveria e Kosovës” thotë Adem Mripa, përfaqësues i mëhallës së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

“Nuk do të ndryshohet këtu asgjë, prapë njëjtë do të mbetet. Zgjedhjet i mbajnë por nuk do të ketë ndonjë efekt” thotë Sabedin Asllani, banor i mëhallës së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës .

Ndërkohë rreth 60 organizata të ndryshme kanë nënshkruar një peticion për ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve paralele komunale në veri të Kosovës.

“Këto zgjedhje jashtëzakonisht të dëmshme për sovranitetin e Kosovës, për integritetin territorial, të ndalen, të mos lejohen të mbahen” thotë Xhelal Sfeçla nga lëvizja “Vetëvendosje”.

“Kosova është e pavarur dhe sovrane. Dhe nëse është e pavarur dhe sovrane si mund të organizon një tjetër shtet zgjedhje të lira në shtetin e pavarur dhe sovran” thotë Halit Barani, këshilltar për Mbrojtjes e Të drejtave. dhe Lirive të Njeriut.

Policia në Mitrovicë i ka marrë të gjitha masat e mundshme për të mos lejuar destabilizimin e situatës në këtë qytet, që nga periudha e pas luftës ka qenë arenë përleshjesh ndëretnike midis shqiptarëve dhe serbëve.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›