E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti, 4 vende firmosin për anëtarësimin në Bashkimin Europian

Bashkëpunimi dhe dialogu janë kushtet kryesore për përparim në rajon. Ky ishte mesazhi i liderëve të Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes me rastin e 10 vjetorit të Iniciativës së Igmanit ku u firmos edhe një deklaratë e përbashkët ku konfirmohet se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të vazhdoj të jetë qëllimi i përbashkët strategjik.

“Kroacia është një hap para anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ky anëtarësim nuk është arsye që t’i kthejmë kurrizin fqinjëve, por pikërisht e kundërta. Përvoja dëshmon se sa më afër që është një shtet në BE, nevoja e tij për t’iu afruar fqinjëve është më e madhe” tha presidenti kroat, Ivo Josipoviç.

“Jemi këtu në hapsirën ku qytetarët e këtyre shteteve komunikojnë lirshëm, ndërlidhin pasurinë e tyre kutlutrore, vepron biznesi dhe bashkëpunojmë” tha presidenti malazez, Filip Vujanoviç.

“Ekzistojnë çështje të shumëta të pazgjidhura në marrëdhniet dypalëshe, por situata është shumë me mirë. Të arriturat e këtij 10 vjeçari janë të dukshme, dhe mendoj se edhe BE-ja duhet të rrespektoj të arriturat e popujjve dhe shteteve tona duke I inkurajuar për arritje dhe zgjidhje të reja dhe në fundintegrimit në Bashkimin Evropian” tha presidenti serb, Boris Tadiç.
Kryesuesi i kryesisë së Bosnje- Herecegovinës, Haris Silajgjiç vlerësoi se qëllimi i iniciativës së Igmanit është i qartë. Ai synon dhe mbështet promovimin e dialogut rajonal në politikë, ekonomi, arsim dhe kulturë. Të pranishmëve iu drejtua edhe shefi I delegacionit të BE-së në Sarajevë, Dimitris Kurkulas.

Iniciativa e Igmanit e cila ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve të shteteve firmëtare të Marrëveshjes së Dejtonit, është themeluar në vitin 2000 dhe përfshinë 140 Organizata Joqeveritare nga Kroacia, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›